Qytetërim

Diamanti i rrallë shitet 44 milionë dollarë

Diamanti "Blue Royal, 17.61 karat, i vendosur në një unazë, u shit 43.8 milionë dollarë. Materiali i tij vlerësohet shumë i rrallë në botë.

D.XH
Diamanti i rrallë shitet 44 milionë dollarë
Diamanti

GJENEVË - Një diamant blu shumë i rrallë u shit për mbi 40 milionë dollarë (32 milionë £) në një ankand Christie's në Gjenevë.

Diamanti “Blue Royal”, 17,61 karat, në formë dardhe, i vendosur në një unazë, u shit 43,8 milionë dollarë.

“Është ‘perla më e bukur, e zbukuruar blu" që është shfaqur ndonjëherë për shitje në historinë e ankandeve”, thanë nga ankandi.

Blue Royal kishte qenë pjesë e një koleksioni privat për 50 vjet. “Ky diamant është ndër më të rrallët që janë zbuluar”, thanë zyrtarët e ankandit në një deklaratë.

Zyrtarët thanë se vetëm tre diamante të zbukuruara blu mbi 10 karat ishin shfaqur për shitje në historinë 250-vjeçare të ankandeve, në 2010, 2014 dhe 2016.

Oppenheimer Blue 14,62 karatësh u shit për mbi 57 milionë dollarë në vitin 2016./Zëri.ai/

Poll

MOS HUMB