
SPANJË- Lëndimi i Marc ter Stegen është një pengesë e madhe për "FC Barcelona". Portieri gjerman pësoi një këputje të plotë të tendinit patellar në gjurin e tij të djathtë dhe do të jetë jashtë fushës për tetë muaj. Kështu Iñaki Peña mbetet portieri i vetëm i ekipit të parë në skuadër. Barça mund t'i drejtohet tregut të agjentëve të lirë për të mbuluar humbjen e Ter Stegenit, por nuk ka shumë kandidatë që mund të përforcojnë portën e Barçës.
Sipas ‘Mundo Deportivo’, media pranë Barçës liston edhe Etrit Berishën si një prej kandidatëve të mundshëm.
Keylor Navas
Veterani nga Kosta Rika i ka përfunduar kontratën me PSG dhe ka mbetur pa ekip. Ai ka përvojë të dëshmuar, edhe pse vitet e fundit ka luajtur pak. Ai dëshiron të luajë dhe paga e tij nuk do të ishte problem.
Jordi Masip
Një ish-lojtar i La Masia. Portieri katalanas i ka përfunduar kontratën me Real Valladolid dhe nuk ka nënshkruar për asnjë ekip në këtë merkato verore. Ai ishte portieri zëvendësues i Barçës midis sezoneve 2014 dhe 2017.
Edgar Badia
Një tjetër portier me përvojë në La Liga. Ai e filloi sezonin në Elçe, por klubi Elçe i ndërpreu kontratën në ditën e fundit të merkatos.
Jiri Pavlenka
Ka karrierë të gjatë në Werder Bremen dhe me Çekinë. Ai po kërkonte të nënshkruante për një klub në Arabinë Saudite, por nuk u finalizua dhe ai është ende i lirë.
Loris Karius
Ai i kaloi dy sezonet e fundit në Newcastle dhe luajti vetëm dy ndeshje.
Tomas Vaclik
Një tjetër portier me të kaluar në La Liga. Ai luajti pjesën e fundit të sezonit të kaluar për Albacete.
Etrit Berisha
Ka karrierë të gjatë në Serie A dhe me kombëtaren shqiptare. Skuadra e tij e fundit ishte Empoli.
Tomas Koubek
Zëvendësues i rregullt i Augsburgut në sezonet e fundit dhe me përvojë ndërkombëtare me Çekinë.
Alexandre Letellier
Portieri zëvendësues i PSG-së në katër sezonet e fundit, por mori pjesë vetëm në dy ndeshje.
Kostas Lamprou
Përvojë e gjatë me Eredivisie. Portieri grek i dha fund kontratës me Feyenoord pas një sezoni pa minuta./ZËRI