Qytetërim

Nuk ndoqi dot gjurmët e të atiti! Enzo Zidane tërhiqet nga futbolli i luajtur

Enzo Zidane nuk ia doli dot që të linte gjurmë në futbollin profesionist

E.K
Nuk ndoqi dot gjurmët e të atiti! Enzo Zidane tërhiqet nga
enzo dhe zinedine zidane

SPANJË- Enzo Zidane, djali i madh i legjendës së futbollit francez, Zinedine Zidane, është tërhequr nga futbolli profesionist në moshën 29-vjeçare, raporton AS.

Debutimi i tij për Real Madridin u zhvillua më 30 nëntor 2016, kur babai i tij e solli në lojë gjatë një ndeshjeje të Copa del Rey kundër Cultural Leonesa. Enzo shënoi një gol atë ditë, por karriera e tij e mëvonshme nuk lulëzoi siç pritej.

Pas një periudhe të shkurtër te Alavés, ai vazhdoi të luajë për Lozanën, Rayo Majadahonda, Almería, Aves, Rodez dhe Fuenlabrada, por nuk ia doli dot që të arrinte në nivele të larta.

Tani, Enzo ka zgjedhur të varë çizme dhe të fokusohet te familja dhe biznesi i tij. Së bashku me gruan e tij, Karen Gonsalves, dhe tre fëmijët e tyre, ai planifikon të përqendrohet në investimet e tij, duke mbajtur gjithashtu një sy në karrierën e vëllezërve të tij më të vegjël - Luka, Theo dhe Elyaz - të cilët po luajnë për klubet spanjolle.

Vlen të theksohet se që nga vera e vitit 2023, Enzo Zidane është lojtar i lirë, dhe nuk ka qenë i aktivizuar me asnjë skuadër. /ZËRI

Poll

MOS HUMB