Qytetërim

Dy futbollistë të kombëtares shkëlqejnë me ekipet e tyre, përzgjidhen në formacionet e javës

Ardian Ismajli, në formacionin e javës të Serisë A

E.K
Dy futbollistë të kombëtares shkëlqejnë me ekipet e
ardian ismajli

TIRANË- Kjo javë ka qenë e mirë për një pjesë të futbollistëve shqiptarë, që luajnë në kampionatet jashtë vendit.

Kështu mbrojtësi i Kombëtares Shqiptare, Ardian Ismajli, ka pasur një javë të suksesshme në Seria A, me skuadrën e tij të Empolit.

Këtë fundjavë ka spikatur në Serinë A edhe mbrojtësi shqiptar Ardian Ismajli. 25-vjeçari është përzgjedhur në formacionin më të mirë të javës, duke konfirmuar formën e mirë që po kalon.

Në sezonin e ri Ismajli ka treguar cilësi të jashtëzakonshme duke bllokuar gjigantët e Bolonjës, Romës dhe së fundmi Juventus.

Në ndeshjen e fundit ndaj Cagliari, ai është është zgjedhur si një ndër lojtarët më të mirë, ndërsa përkrah tij qëndrojnë emra të mëdhenj si Dimarco, Rijnders, Dybala apo Duvan Zapata. 

Dy futbollistë të kombëtares shkëlqejnë me ekipet e

Ndërkohë që edhe sulmuesi Myrto Uzuni, po kalon një moment të mirë me skuadrën e Malagës ne Liga 2.

Futbollisti kuqezi ka shënuar dy gola në dy ndeshjet e fundit në kategorinë e dytë spanjolle.

Falë realizimit të tij kundër Malagës, beratasi është përfshirë në formacionin e javës të përzgjedhur nga Sofa Score, për Laligën 2 spanjolle.

Dy futbollistë të kombëtares shkëlqejnë me ekipet e

/ZËRI 

Poll

MOS HUMB