Qytetërim

Deklaroi se fitoi kujdestarinë e vajzës, avokatja e Arbenitës përgënjeshtron Feron

Blinera Osmani tha se klientja e saj nuk e ka humbur kujdestarinë e vajzës.

I.F
Deklaroi se fitoi kujdestarinë e vajzës, avokatja e Arbenitës
Fero Shabani dhe Arbenita Ismajli

PRISHTINË- Disa ditë më parë Fero deklaroi se ka marrë kujdestarinë e vajzës së tij, Nina për një vit. Por, avokatja e Arbenita Ismajlit, Blinera Osmani tha se klientja e saj nuk e ka humbur kujdestarinë e vajzës. Ajo tha se kërkesa për mbrojtje emergjente që bëri Feri ështrë kundërshtuar dhe ende nuk ka një vendim të formës së prerë.

“Kujdestaria ende nuk i është marrë klientes time, sepse vendimi për kërkesën për mbrojtje emergjente që është bërë prej babait të vajzës është kundërshtuar, kështu që derisa nuk kemi një formë të vendimit të prerë nuk e konsiderojmë që është marrë kujdestaria e vajzës. E kemi dërguar kundërshtimin tonë dhe testin brenda shtatë ditëve sipas afatit ligjor që përcakton ligji për të marrë vendim mbi ankesën tonë”, tha Osmani.

Fero pak ditë më parë bëri bujë me deklaratat e tij, ku thoshte se ish-bashkëshortja ka shkelur rregullat gjyqësore, duke e marrë vajzën jashtë vendit pa autorizimin e tij. Reperi gjithashtu deklaroi se ishte rënduar emocionalisht nga kjo situatë, duke qenë se sipas tij, kjo shkelje nga ish gruaja e tij kishte ndodhur disa herë. /ZËRI

Poll

MOS HUMB