
TIRANË- Pasi u fotografua në Gjykatën e Tiranës, këngëtarja Xhensila Myrtezaj ka postuar një video në rrjetet e saj sociale, ku duket e lumtur. Myrtezaj, nuk ka shkruar asgjë mbi vidoen e postuar, por duket qartë lumturia që e karakterizon. Por, a mund të jetë kjo video një “thumbim” për aktorin Bes Kallaku?
Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku u fotografuan më 26 shtator në ambientet e Gjykatës së Tiranës, për seancën e tyre të përballjes, pas kërkesës që kanë paraqitur për t’u ndarë edhe në rrugë ligjore. Një nga çështjet që mban pezull divorcin e çiftit është ndarja e pasurisë që ata kanë, dhe seanca e 26 shtatorit ka qenë pikërisht për mënyrën se si do të bëhet përpjestimi i pronave që ata kanë.
Prej muajsh ata jetojnë të ndarë, vetëm pak javë pasi këngëtarja solli në jetë djalin Amen.
Asnjëri prej tyre nuk ka bërë një reagim publik në lidhje me ndarjen, dhe arsyet që i çuan drejt divorcit, ndërkohë që nuk kanë munguar thumbat mes njëri tjetrit, edhe në projektet e tyre muzikore. /ZËRI