Qytetërim

Mos ndoshta Kiara Tito çoi në largimin e Salsano Rrapit nga Portokalli?

Fansat kanë ngritur dyshime se Salsano mund të jetë larguar nga spektakli i humorit, për shkak se nuk është pjesë e spotit zyrtar që është publikuar në kanalet e TCH

E.K
Mos ndoshta Kiara Tito çoi në largimin e Salsano Rrapit nga
Nevina Shtylla, Salsano Rrapi dhe Kiara Tito

TIRANË- Një javë nga nisja e sezonit të radhës të Portokallisë, ndjekësit janë në mëdyshje, nëse Salsano Rrapi do të jetë pjesë e spektaklit. Shkak për këtë është bërë mungesa e tij në spotin zyrtar të emisionit, ku për herë të parë shfaqet si pjesë e kastit dhe Kiara Tito.

Këtë vit, bashkë me Nevina Shtyllën, Kiara Tito është bashkuar si bashkëmoderatore, por pyetja që mbetet është nëse Salsano do të zëvendësohet nga dikush tjetër apo nëse Nevina dhe Kiara do të vazhdojnë të drejtojnë programin bashkë.

Edhe pse ky në fakt do të ishte një eksperiment që nuk e kemi parë më herët në spektakël.

Fansat kanë hedhur dyshime se largimi i Salsanos mund të ketë lidhje me përzgjedhjen e Kiarës si moderatore. Kjo e fundit, njihet për natyrën e saj paqësore, por nuk mund të themi të njëjtën gjë për Luiz Ejllin, i cili disa kohë më parë pati një përplasje me Salsanon, në rrjetet sociale.

Vetë aktori nuk ka bërë ndonjë reagim së fundi, ndërsa në profilin e tij qëndron ende, njoftimi ‘shihemi së shpejti në Portokalli’.

Poll

MOS HUMB