
PORTUGALI- Ish-mesfushori i Chelseat dhe Gjermanisë, Michael Ballack ka nisur një romancë me modelen 23-vjeçare Sophia Schneiderhan, e cila ishte shoqja e ngushtë e djalit të tij të ndjerë Emilio. Miqtë e tyre më të afërt kanë treguar se diferenca 25-vjeçare e çiftit nuk e ka penguar në lidhjen e tyre.
Ballack 'u shkatërrua' dhe për një kohë të gjatë u ndoq nga një psikolog pas vdekjes së Emilios në gusht 2021 në një aksident tragjik në Portugali. 18-vjeçari humbi jetën pasi një bllok i madh betoni ra sipër mjetit të tij teksa ai po shkonte për në shtëpi.
"Aksidenti ndodhi afër shtëpisë së familjes. Një bllok prej betoni u shkëput nga vinçi që po merrej me ndërtimin e një rruge publike. Blloku u shkëput dhe ra mbi mjetin e viktimës duke e shtypur atë" tha Policia në atë kohë.

Sipas The Mirror, Ballack dhe Schneiderhan kanë filluar njohjen e tyre pas tagjedisë. Dyshja u zyrtarizua si çift pas ndarjes së ish-futbollistit 48-vjeçar me gazetaren franceze Natacha Tannous.
Schneiderhan është një modele dhe babai i saj, Reihard, është një kirurg i shtyllës kurrizore që dikur zotëronte tre shkolla në Francë. Ajo ka 126,000 ndjekës në Instagram dhe poston rregullisht foto me Ballack, së fundmi duke ndarë foto nga pushimet e tyre në Maldive. / ZËRI