Qytetërim

Deçiqi i Tuzit kthen logon në kuqezi

Një faqe shumë aktive në futbollin e Kosovës, Fansat e Futbollit Kosovar, shtoi se ndryshimi ka bërë bujë edhe në opinionin sportiv serb.

Redaksia Zëri
Deçiqi i Tuzit kthen logon në kuqezi
FK Deçiqi

TUZ– FK Deçiqi, klubi shqiptar i futbollit në Ligën e parë malazeze, i njohur ndryshe për çështje sportive si Deçiq Admiral Bet, ose Deçiqi i Tuzit, së fundmi ka ndryshuar stemë duke përqafuar dyngjyrëshin e flamurit kombëtar shqiptar.

Këtë njoftim e dha vetë faqja zyrtare e klubit në rrjetin social fejsbuk. Një faqe shumë aktive në futbollin e Kosovës, Fansat e Futbollit Kosovar, shtoi se ndryshimi ka bërë bujë edhe në opinionin sportiv serb.

Deçiqi i Tuzit kthen logon në kuqezi
FK Deçiqi

Presidenti i klubit kampion në fuqi për sezonin 2023/2024 është Pal Dreshaj. Këtë vit renditen të pestët, një pikë larg vendit të tretë, zonës evropiane./ZËRI

Poll

MOS HUMB