Qytetërim

"Dardanët" një hap larg Kupës së Botës! Qeveria 1 milion euro shpërblim nëse kualifikohen

Lajmi u bë i ditur nga ministri i Financave dhe Transfereve, Hekuran Murati, i cili përmes një njoftimi në rrjetet sociale tha se vendimi do të kalojë shumë shpejt për miratim.

I.F
"Dardanët" një hap larg Kupës së Botës!
Kombëtarja e Kosovës

PRISHTINË- Fitorja spektakolare e Kosovës ndaj Sllovakisë nuk ka kaluar pa u shpërblyer. Qeveria e Kosovës ka vendosur një shpërblim financiar prej 500 mijë eurosh për “Dardanët”, si vlerësim për suksesin e arritur në “play off”. Lajmi u bë i ditur nga ministri i Financave dhe Transfereve, Hekuran Murati, i cili përmes një njoftimi në rrjetet sociale tha se vendimi do të kalojë shumë shpejt për miratim.

“Me kërkesë të Kryeministrit, vendimin për ndarjen e shpërblimit prej 500 mijë euro për fitoren e mbrëmshme të Dardanëve do ta kemi gati për miratim të hënën në mbledhjen e Qeverisë”, shkroi Murati.

Ky vendim vjen pas një premtimi të bërë më herët nga kryeministri Albin Kurti, i cili kishte deklaruar që në nëntor se skuadra do të shpërblehej në rast fitoreje ndaj Sllovakisë. Ndërkohë, fokusin tashmë e ka finalja e madhe.

Të martën, Kosova do të përballet me Turqinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në një ndeshje vendimtare që mund të shkruajë historinë me kualifikimin në Kupën e Botës. Edhe për këtë ndeshje ka shpërblim, pasi kryeministri Kurti ka premtuar një milion euro për fitoren ndaj Turqisë, i cili do të ishte kualifikim historik në Kupën e Botës./ZËRI

Poll

MOS HUMB