
ITALI- Ylli portugez, Cristiano Rolando kërkon rrogat e prapambetura te "Zonja e Vjeter" dhe ka vendosur që çështjen ta çojë në gjykatë. 38-vjecari pretendon që Juventusi i detyrohet 19.9 milionë euro neto, pagesa që ishin shtyrë gjatë pandemisë së koronavirusit, në dy manovra financiare të bëra për rrogat e futbollistëve.
Lojtarët e ekipit pranuan që të shtynin marrjen e pagesave për katër muaj në mars 2022 dhe prill 2021, ndërsa klubi po kalonte momente të vështira financiare, ndërkohë që u arritën edhe marrëveshje individuale mes palëve.
Sulmuesi 38-vjeçar që kishte kërkuar kopje të dosjes së hetimit nga Prokuroria e Torinos, nuk ka arritur një pakt ekonomik me Juventusin në muajt e fundit, ndryshe nga Dybala, ndaj të cilit bardhezinjtë i detyrohesin 3 mln euro. CR7 u largua nga Juventusi në gusht 2021 dhe aktualisht luan te Al-Nassr në Ligën profesioniste saudite./Zëri.ai