Qytetërim

Ndërron jetë gazetarja e njohur e Zërit të Amerikës, Rudina Dervishi

Ikja e saj e parakohshme, është një humbje e madhe për familjen dhe për kolegët e saj të Shërbimit Shqip të Zërit të Amerikës.

k.m.
Ndërron jetë gazetarja e njohur e Zërit të Amerikës,
Rudina Dervishi

SHBA- Rudina Dervishi, gazetarja dhe drejtuesja e njohur prej shumë vitesh e emisionit televiziv "Ditari" të Zërit të Amerikës, u nda nga jeta të martën, më 12 shtator, në moshën 53-vjeçare. Shkak për vdekjen e parakohëshme ishte beteja me kancerin e gjirit, me të cilin gazetarja luftonte prej 2 vitesh.

"Për më shumë se 25 vjet, Rudina dha një kontribut të çmuar me profesionalizmin e saj si një gazetare e apasionuar, duke mbuluar tema të shumëllojshme nga ekonomia, politika, të drejtat e njeriut dhe të gruas, e deri tek arti,"-shkruan media 'Zëri i Amerikës' për kolegen e tyre.

Ajo la pas bashkëshortin, tre djemtë dhe nënën.

Poll

MOS HUMB