
Chiara Ferragni
ATHINË- Chiara Ferragni ndodhet në Greqi për shkak të disa takimeve profesionale, por gjithashtu e ka zemrën e hapur për një njohje të re. Ferragni tha për emisionin “Happy Day” se ajo do të qëndroj për 2 ditë në Greqi sepse do të lançoj linjën e saj të re të Make-up.
E pyetur nga mediat greke për jetën e saj private ajo tha se është gati të bjerë sërish në dashuri.
“Jam mirë, do të qëndrojmë dy ditë. Më pëlqen ushqimi, njerëzit, ishujt, deti. Jam shumë e emocionuar që jam këtu sepse do të lançoj dhe linjën time të re të make-up. Nga ana e dashurisë jam gati!”, tha Ferragni. /ZËRI
Poll