Qytetërim

“B*thlëpirës”, Luizi e ironizoi, Zhaklina i reagon ashpër: Si i quajmë shqip këta…

Luizi dhe Zhaklina kanë rikthyer përplasjet që kanë pasur edicionin e kaluar

E.K
“B*thlëpirës”, Luizi e ironizoi, Zhaklina i reagon
Luiz Ejlli dhe Zhaklin Lekatari

TIRANË- Fituesi i “Big Brother VIP 2”, Luiz Ejlli u rikthye mbrëmjen e djeshme në shtëpinë më të famshme në Shqipëri. Fillimisht Luizi qëndroi i ulur në karrigen e opinionistit të këtij spektakli, ku komentoi lojën e banorëve të këtij sezoni.

E teksa po komentonte debatin mes Romeos dhe Meritonit, këngëtari nuk la pa përmenduar as ish-opinionisten e sezonit të kaluar, Zhaklin Lekatari.

“Tani e kuptoj pozicionin e Arbrit kur thonte e kemi të vështirë edhe ne si opinionista, Zhakun jo, por shyqyr që nuk është këtu për të mirën e saj.”– u shpreh Luizi.

Mirëpo mesa duket rreth kësaj deklarate ditën e sotme ka reaguar vetë Zhaku, e cila përmes një postimi në InstaStory ka ofenduar keq Luizin.

“Si i quajmë në shqip, ata që paguhen për të bërë një punë që s’dinë ta bëjnë? Të paaftë, b*thlëpirës, apo investim i gabuar”, ka shkruar Zhaklina.

“B*thlëpirës”, Luizi e ironizoi, Zhaklina i reagon
Postimi i Zhaklines
Poll

MOS HUMB