Qytetërim

“Më duan shumë”, Sara dhe Bardhi marrin bekimin e familjeve. Thyhet marrëdhënia me menaxherin

Sara dhe Bardhi janë duke shijuar muajin e tyre të mjaltit jashtë shtëpisë së Big Brother

E.K
“Më duan shumë”, Sara dhe Bardhi marrin bekimin e
Sara dhe Bardhi

TIRANË- Pavarësisht shumë pikëpyetjeve për marrëdhënien e tyre, Sara dhe Bardhi po e vazhdojnë raportin jashtë shtëpisë së Big Brother, ndërsa historia është bërë edhe familjare. Fillimisht ishte Sara ajo që i shkoi Bardhit nga pas në Kumanovë, për shkak se gjendja e nënës së tij nuk ishte shumë e mirë, dhe tashmë është këngëtari ai që ka ardhur të shijojë disa ditë në Shqipëri.

Gjatë kësaj vizite Bardhi ka shkuar në Kuçovë, ku ndodhet një pjesë e familjes së Sarës. Gjatë spektaklit të mbrëmjes së djeshme, ata u shfaqën së bashku në studio, ku zbuluan edhe si është pritur raporti i tyre nga ana e familjarëve.

“Kur kam shkuar në Kumanovë u prita aq ngrohtë saqë u ndjenin në faj se pse duhet të ishte ky opinion që ne nuk të duan. Unë bisedoj me ta aq herë në ditë sa bisedon Bardhi. Bardhi bën ndonjë herë shaka që ndonjëherë më duket se të duan më shumë se ç’më duan mua. Për sa kohë ushqehet kjo figurë e imja nga njerëz që unë nuk i njoh, më janë vendosur mbi kurriz emra që unë as nuk i njoh dhe as nuk i kam takuar ndonjëherë”, u shpreh Sara.

Ndërkohë që vetë Bardhi u shpreh i keqardhur për mënyrën se si kishte dalë nga shtëpia, dhe la të kuptohej se kjo eksperiencë i kishte lënë gjurmë, në disa aspekte, duke nënkuptuar, prishjen e marrëdhënies me menaxherin e tij Jetmirin. Ky i fundit ishte shprehur vazhdimisht kundër lidhjes së Bardhit dhe Sarës, dhe duket se ndikoi në nxjerrjen e beftë të këngëtarit nga shtëpia e Big Brother. Sa i takon Sarës, Bardhi iu qëndroi deklaratave që ka bërë edhe brenda shtëpisë, se ajo do të jetë nëna e fëmijëve të tij. /ZËRI

Poll

MOS HUMB