Qytetërim

“Më vdekshin të gjithë është shumë e rëndë”, Meritoni e akuzoi se merr gratë e shokëve, Romeo i jep vetë emrat

Meritoni ka rikthyer një thashethem që ka hedhur disa kohë më parë Clevio, për një raport që Romeo ka pasur me gruan e shokut të tij të ngushtë. Pas spektaklit vetë aktori i humorit ka dhënë detajet

E.K
“Më vdekshin të gjithë është shumë e
Romeo dhe Meritoni gjate prime-t

TIRANË- Miqësia e Romeos dhe Meritonit është ‘krisur’ gjatë ditëve të fundit, ndërsa debati është agravuar mbrëmjen e djeshme, gjatë spektaklit. Meritoni aludoi se Romeo merr gratë e shokëve, duke iu referuar një lajmi që ka qarkulluar në rrjetet sociale.

Romeo: Unë mendoj që Meritoni ndikohet në këtë shtëpi… Meritoni do të dalë në prime. Një shok që të qëllon te dhoma e rrëfimit, që nuk ka pikë dinjiteti, që nuk t’i thotë gjërat në sy…

Por, gjatë publicitetit, debati ka agravuar me Meritonin që ka akuzuar Romeon se ‘i merr gratë shokëve’.

Meritoni: Romeo tha që merresh me gratë e shokëve dhe unë thashë një lajm që ka qarkulluar që ti je akuzuar për diçka të tillë…

Romeo: Ky është Meritoni!

Meritoni: Ti je aluduar për diçka të tillë.

Romeo: E kupton sa poshtë ke rënë…

Menjëherë pas spektaklit ka qenë vetë Romeo ai që e ka komentuar situatën me banorët e tjerë, i pyetur nga Ilnisa e cila nuk ishte në dijeni të lajmit. Romeo tha se akuzat që i bëri Meritoni, janë thënë më herët dhe nga Clevio, dhe i referohen një aludimi për marrëdhënien e tij me Klean, gruan e mikut të tij Elgit Doda.

Rike: Ai nuk përmendi emra

Romeo: Çfarë rëndësie ka moj, ka qenë lajmi

Ilnisa: Për kokën e Anaisit nuk e di

Romeo: Është shumë e rëndë që të ta them

Ilnisa: Do ma thojë njeri këtë lajmin e famshëm

Romeo: Bëhet fjalë për Gitin dhe gruan e vetë, më vdekshin të gjithë

Ilnisa: Tallesh ti

Romeo: Clevio ka thënë për mua, dhe ma përmendi sot ai

Rike: Je përfol tha

Romeo: Mbroje sa të duash, është lëvizje e ulët moj. Çfarë po thua moj, mendo ata që janë atje në shtëpi dhe dëgjojnë. Çfarë faj kanë ata?

Elgit Doda dhe Romeo janë miq të ngushtë mes tyre, ndërsa numërojnë disa bashkëpunime dhe në muzikë. Pavarësisht aludimeve brenda shtëpisë, pas spektaklit, Elgiti ka reaguar me një postim në mbështetje të Romeos, duke hedhur njëherë e mirë poshtë thashethemet që janë krijuar.

“Më vdekshin të gjithë është shumë e
Postimi i elgitit

/ZËRI 

Poll

MOS HUMB