Qytetërim

"E lashë karrierën time për të qenë me të"/ Shakira flet sërish për ndarjen nga Pique

Ylli kolumbian këtë muaj do të publikojë albumin e saj të fundit, Las Mujeres Ya No Lloran.

a.l
"E lashë karrierën time për të qenë me
Shakira dhe Gerard Pique

KOLUMBI- Këngëtarja me famë botërore, Shakira ka folur për lidhjen e saj që tanimë i përket të shkuarës me ish-partnerin, Gerard Pique. Në një intervistë për mediat britanike, ylli kolumbian tregon se i është dashur të sakrifikojë karrierën e saj për të qëndruar pranë Pique teksa luante futboll. 

“Për një kohë të gjatë e lashë karrierën time në pritje për të qenë me Gerardin që ai të luante futboll. Ka pasur shumë sakrifica për dashurinë”, tha Shakira për ish-in e saj, me të cilin ka dy fëmijë, Milan, 11 dhe Sasha, 9 vjeç.

Ylli kolumbian këtë muaj do të publikojë albumin e saj të fundit, Las Mujeres Ya No Lloran.

Shakira dhe Pique u takuan për herë të parë në vitin 2010 në xhirimet e videoklipit të këngëtares “ëaka ëaka (This Time for Africa)”. Ata më vonë konfirmuan lidhjen e tyre në rrjetet sociale në mars 2011. Në janar 2013, ata u bekuan me djalin e tyre të parë dhe fëmija i tyre i dytë lindi dy vjet më vonë në janar 2015. Pas 11 vitesh së bashku, çifti njoftoi ndarjen e tyre në një deklaratë të përbashkët në qershor 2022./ZËRI

Poll

MOS HUMB