Qytetërim

Luizi u kthye në Big Brother, e thumbon Olta: Kë ka mik ky?

Luiz Ejlli ishte i ftuar special mbrëmjen e djeshme në Big Brother VIP 2

E.K
Luizi u kthye në Big Brother, e thumbon Olta: Kë ka mik ky?
Olta dhe Luizi

TIRANË- Hyrja e Luiz Ejllit mbrëmjen e djeshme në shtëpinë e Big Brother, edhe pse vetëm për pak minuta, ka sjellë një seri reagimesh në rrjet. Një prej atyre që ka reaguar ka qenë dhe kundërshtarja më e madhe e tij në lojë, në edicionin e kaluar, Olta Goxhari.

Ajo ka bërë një postim në InstaStory ku me shaka shprehet për Luizin: “Kush e man në shtëpi ktë mor zot. Kë ka mik”. Sigurisht që postimi është me humor, pasi këtë shprehje ajo e ka bërë dhe vitin e kaluar teksa ka qenë brenda shtëpisë.

Luizi u kthye në Big Brother, e thumbon Olta: Kë ka mik ky?
Postimi i oltes

Gjatë hyrjes së tij në shtëpi, Luizi u prezantua fillimisht si banor i ri, mirëpo gënjeshtra zgjati fare pak.

Luizi prezantoi këngën e tij më të re, por dha dhe një mesazh për banorët e këtij edicioni.

"Qeshni më shumë", u tha Luizi banorëve nisur nga situatat e fundit ku mes tyre ka patur vetëm sherre dhe skandale.

Mesazhin e Luizit banorët e komentuan edhe pas largimit të tij duke e kuptuar se jashtë nuk po duken dhe aq mirë!/ZËRI 

Poll

MOS HUMB