Qytetërim

Bardhi e pranon: Me menaxherin nuk kam asnjë kontakt pas daljes nga “Big Brother”, do hap Instagram të ri

Bardhi tha se Instagrami i ri do të hapet gjatë ditës së sotme, pasi profili i parë nuk menaxhohet prej tij

E.K
Bardhi e pranon: Me menaxherin nuk kam asnjë kontakt pas daljes nga
Bardhi dhe Jetmiri

TIRANË- Këngëtari i njohur Bardhi, ka folur për herë të parë për krisjen e marrëdhënies së tij me menaxherin, Jetmirin. Bardhi ka pranuar në Fun Club, që ai nuk ka komunikuar më me menaxherin, një ditë pas daljes nga shtëpia e Big Brother.

‘Thashë thjesht nuk kam folur me menaxherin, arsyet mund ti shpjegoj njëherë tjetër. Ka bërë disa gjëra që Sarës me të drejtë nuk i kanë pëlqyer’, tha Bardhi.

Pse ti nuk ke akses në Intagramin tënd?

BardhiNëna është mirë. Nuk ka qenë Gjermani, prej Gjermanisë ka ardhur 6 mars, në atë koncert nuk ka qenë fare. Në spital ka qenë por nuk ka fjetur aty, ka shkuar të vizitohet dhe është kthyer në shtëpi, nevoja për të patur të birin pranë është mëse normale.

Nuk i kemi zgjedhur ende problemet që kemi me Instagramin, sot do të hap një profil të ri. Foton me nënën e ka postuar Jetmiri, ja ka dërguar motra ime. Ai ka qenë dhe komunikimi i fundit që unë kam pasur me menaxherin. Big Brother më ka bërë me njoh veten shumë më mirë, t'i njoh anët e mira dhe anët e këqija të vetes sime. I jam shumë mirënjohëse Sarës për gjithçka që ka bërë për mua, dhe e dua shumë. 

Tashmë i gjendur përballë kësaj përplasje me menaxherin, Bardhit do t’i duhet që ta nisë nga e para, jo vetëm me ndjekësit në Instagramin e tij, që kishin arritur mbi 400 mijë, por me gjasë edhe me menaxhmentin e tij muzikor.

/ZËRI 

Poll

MOS HUMB