Qytetërim

Armando Broja zbardh misterin e 'shqiponjës'

Broja bashkë me shokun e ekipit, si edhe vajzat që luajë në skuadrën e femrave të “bluve” nuk kishin informacion për këtë formë komunikimi.

i.h.
Armando Broja zbardh misterin e 'shqiponjës'
Armando Broja

BRITANI E MADHE- Armando Broja ka lënë mënjanë futbollin dhe është përqendruar për pak kohë te leksionet në gjuhën e shenjave.

Sulmuesi kuqezi së bashku me Conor Gallagher, Lauren James, dhe Hannah Hampton mësuan se si të komunikojnë me shenja me fansat e tyre me aftësi të kufizuara. Broja bashkë me shokun e ekipit, si edhe vajzat që luajë në skuadrën e femrave të “bluve” nuk kishin informacion për këtë formë komunikimi.

Broja u shpreh se qëllimi i tij dhe klubit është që të ndihmojnë që më shumë persona shurdh-memecë të ndihen të përfshirë dhe ta shijojnë ndeshjen si edhe fansat e tjerë. Në një moment Broja u ndal edhe te festimi i tij kur shënon gol, me shqiponjën dy krenare.

Lojtari tha se shqiponja simbolizon flamurin e Shqipërisë dhe shqiptarët.

Kjo e habiti mesfushorin e bluve, Gallagher, i cili tha se gjithnjë kishte menduar se lojtari kuqezi imitonte ish-sulmuesin francez, që ka luajtur edhe te Chelsea, Nikolas Anelka./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB