
KANADA – Këngëtarja e njohur Celine Dion kishte 3 vite e gjysmë që nuk shfaqej në publik, që kur u prek nga një sëmundje e rrallë, e quajtur sindroma e 'njeriut të ngurtë'. Celine Dion u shfaq në një lojë hokej në T-Mobile Arena midis Vegas Golden Knights dhe ekipit të vendlindjes së saj, Montreal Canadiens.
Këngëtarja bisedonte me grupin dhe dukej me humor të mirë. Celine Dion nuk ka dhënë asnjë koncert vitet e fundit dhe ka pushuar nga puna pothuajse të gjithë stafin e saj. Videoja dhe fotot janë të parat të këngëtares pas shumë vitesh.
Celine Dion Makes First Appearance in 3 1/2 Years at Las Vegas Hockey Game | Click to read more ???? https://t.co/v7PaTQlsq8
— TMZ (@TMZ) November 1, 2023
Djemtë e Celine Dion, Rene-Charles dhe binjakët Nelson dhe Eddie ishin me të dhe pozuan me disa lojtarë. Ylli i popit njoftoi në fund të vitit të kaluar se vuan nga një sëmundje, duke shtuar se do të kujdeset së pari për shëndetin e saj e se më pas do shikojë karrierën.
Çfarë është sindroma ‘njeriut të ngurtë’
Sindroma e ‘njeriut të ngurtë’ është një çrregullim neurologjik i karakterizuar nga episode të ngurtësimit të muskujve dhe mund të shfaqin dhimbje të muskujve. Këto dhimbje mund të ndodhin rastësisht ose të shkaktohen nga stimuj të tillë si zhurma, prekja ose shqetësimi emocional.
View this post on Instagram
Muskujt në trup dhe në bark janë zakonisht të parët që preken. Në fillim, ngurtësimi i muskujve mund të ndodhë për pak kohë, por kjo sëmundje mund të agravojë. Me kalimin e kohës, muskujt e këmbëve bëhen të ngurtë, më pas ngurtësohen dhe muskujt e tjerë, duke përfshirë krahët dhe madje edhe fytyrën. Si rezultat, pacientët paraqiten me një ecje tipike "të ngurtë" ose "robotike".
Sindroma është shumë e rrallë dhe prek 1 në 1 milion njerëz. Zakonisht mund të ndjehet diku midis moshës 30-60 vjeç. Megjithatë, në disa raste ka prekur edhe fëmijët. Sindroma shoqërohet me sëmundje të tjera autoimune, si diabeti, tiroide dhe vitiligo./Zëri.ai