
SHBA – Aktori Matthew Perry ka lënë pas një pasuri të madhe. Ai mori 800 mijë dollarë për çdo episod në sezonin e 7-të dhe të 8-të të 'Friends' dhe deri në një milion dollarë për çdo episod në sezonin e 9-të dhe të 10-të. Vlerësohet se ai ka fituar rreth 90 milionë dollarë për rolin e Chandler Bing.
Sipas mediave të huaja, mendohet se ai kishte rreth 120 milionë dollarë pasuri në momentin e vdekjes. Përveç kësaj, Mattheu Perry ishte i njohur edhe në tregun e pasurive të paluajtshme në Kaliforni, pasi midis viteve 2015 dhe 2021 ai shiti katër prona, secila prej të cilave vlente më shumë se 10 milionë dollarë.

Duke qenë se Matthew Perry nuk kishte fëmijë dhe nuk ishte i martuar, e gjithë pasuria u përket prindërve të tij, Joe Bennett Perry (i cili është edhe vetë aktor) dhe nënës Susan Langford.

Në një rast, aktori preku çështjen e vdekjes. Ai tha se e di që miqtë do flisnin për të, pasi të mos jetë gjallë.
"Kur të vdes, e di që do të flitet vetëm për miqtë. Dhe unë jam i lumtur për këtë, jam i lumtur që kam bërë një punë të mirë si aktor, por kur të mos jem më, do të doja të shkruaj më shumë për sa shumë i kam ndihmuar të tjerët”, tha Matthew disa vite më parë.
Rezidenca superluksoze e aktorit
Aktori i “Friends”, Mathew Perry jetonte në një rezidencë super luksoze. Rezidenca përfshin katër dhoma gjumi dhe katër banjo, me dritare nga dyshemeja deri në tavan, pranë bregdetit të Paqësorit dhe ishullit Catalina.



Mediat ndërkombëtare kanë publikuar edhe pamjet e vilës së aktorit, ku duket qartë se ambienti është një parajsë mbi tokë./Zëri.ai/