ANGLI - Sir Bobby Charlton vdiq pas një rënie aksidentale në një azil. Kështu thotë hetimi për vdekjen e tij.
Legjenda e Anglisë dhe Manchester United ndërroi jetë në moshën 86-vjeçare në Spitalin e Përgjithshëm të Macclesfield më 21 tetor.
Hetimi në gjykatën e Cheshire Coroner arriti në përfundimin se Sir Bobby jetonte në The Uillous në Knutsford, në një azil, që kujdesej për pacientët me demencë.
Mjeku ligjor i lartë arriti në përfundimin se vdekja e tij ishte aksidentale. Në seancë u tha se Sir Bobby kishte humbur ekuilibrin ndërsa u ngrit nga karrigia e tij, duke goditur një dritare dhe ndoshta një radiator.
Charlton kishte pasur ënjtje në shpinën e tij. Bobby Charlton kishte qenë në kujdesin intensive të mjekëve, që nga korriku. Ai u dërgua në një spital lokal përpara se të transferohej në Spitalin e Përgjithshëm të Macclesfield.
Një skanim me rreze X dhe CT zbuloi se ai kishte thyer brinjët dhe kishte të ngjarë të kishte pneumoni. Mjekët më pas ranë dakord që Sir Bobby vdiq, 5 ditë pasi iu nënshtrua kujdesit intensiv.
Hetimi mësoi se ai kishte një histori të gjatë të marrjes së ndihmës mjekësore dhe gjithashtu kishte pasur Covid në shtator. Menaxherja e shtëpisë së kujdesit Tamara Simmons, tha se Sir Bobby Charlton, kohët e fundit kishte nevojë për mbështetje në të gjitha aspektet e jetës së përditshme.
Sir Bobby kishte jetuar në azilin ku dha frymën e fundit një periudhë të shkurtër kohe. I njohur gjerësisht si një nga lojtarët më të mëdhenj të Anglisë, Bobby Charlton ishte një nga futbollistët kyç në fitoren e Anglisë të Kupës së Botës më 1966.
Gjatë një karriere 17-vjeçare me United, ai fitoi tre tituj kampionati, një Kupë Evropiane dhe një Kupë FA. Mijëra tifozë kanë lënë homazhe në Old Trafford. Figura e tij mbetet e respektuar, veçanërisht për tifozët anglezë dhe të United./Zëri.ai/