Qytetërim

Nuk do të prezantojë “Big Brother Vip 3"? Arbana Osmani "shuan" zërat

Teksa ende nuk dihet sa të vërteta janë këto zëra, moderatorja ka reagur mjaft e qetë. 

k.m
Nuk do të prezantojë “Big Brother Vip 3"? Arbana Osmani
Arbana Osmani

TIRANË- Lajmi se këtë vit “Big Brother VIP 3” mund të mos moderohej nga Arbana Osmani po qarkullon kudo. Ndërsa rrjeti po zien mbi këtë lajm dhe ka nisur pyetja “Kush do e zëvendësojë Arbanën”, moderatorja dhe Ledion Liço nuk ndiqen më në Instagram. Ky veprim bëri që të shtohen edhe më shumë dyshimet. 

Gjithashtu u aludua nga burime të ndryshme brenda Top Channel se moderimi i BBVA mbetet i paqartë për shkak të një “ngërçi” mes administratorëve të televizionit dhe Arbanës, që mendohet se ka lidhje me negociatat mbi kompesimin financiar. 

Teksa ende nuk dihet sa të vërteta janë këto zëra, moderatorja ka reagur mjaft e qetë. Arbana ka postuar në Instastory një foto duke pirë kafe "Lori Caffe", që është në pronësi të Lori Hoxhës. 

Nuk do të prezantojë “Big Brother Vip 3"? Arbana Osmani

Një veprim ky që nuk mendohet se ka ardhur rastësisht nga moderatorja në mesin e lajmeve./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB