Qytetërim

Broja me fanellën kuqezi në Euro 2024, Sylvinho: Është i shpejtë dhe i fortë

Sylvinho tha se Broja është një lojtar i shpejtë dhe i fortë, ndërsa shtoi se tashmë pas dëmtimeve që kishte pësuar gjendja e Brojës është optimale.

E.K
\Broja me fanellën kuqezi në Euro 2024, Sylvinho: Është i
Armando Broja dhe Sylvinho

TIRANË- Trajneri i Kombëtares Shqiptare të Futbollit, Sylvinho ka komentuar këtë të hënë gjatë konferencës për shtyp dhe zgjedhjen e Armando Brojës, si pjesë të lojtarëve që do të luajnë në Euro 2024 me fanellën kuqezi. Sylvinho tha se Broja është një lojtar i shpejtë dhe i fortë, ndërsa shtoi se tashmë pas dëmtimeve që kishte pësuar gjendja e Brojës është optimale.

Sylvinho: Kriteret që ka përdorur trajneri, lojtarët duhet të jenë 100% gati, fizikisht dhe psikologjikisht. Është Muçolli, do doja ta kisha, ka pasur një dëmtim, nuk ishte gati, prandaj nuk e mora dot. Sa i përket Brojës, është lojtar shumë i shpejtë, shumë i fortë, është rikuepruar, në aspektin fizik është në gjendjen optimale, ashti si Rey Manaj. Janë dy lojtarë që mund të na japë shumë në fushën e lojës. Në rastin tonë, nuk është kriter fakti që nuk luan rregullisht me klubin./ZËRI

Poll

MOS HUMB