Qytetërim

Vritet me armë zjarri aktori amerikan Johnny Wactor

38-vjeçari, i cili njihej për rolin e tij si Brando Corbin në telenovelën amerikane, u vra pasi u qëllua nga grabitësit

f.t
Vritet me armë zjarri aktori amerikan Johnny Wactor
Johnny Wactor

SHBA- Aktori i njohur Johnny Wactor, është vrarë të shtunën e 25 majit. Ngjarja ka ndodhur në Los Angelos. 38-vjeçari, i cili njihej për rolin e tij si Brando Corbin në telenovelën amerikane, u vra pasi u qëllua nga grabitësit.

Në deklaratën e tij të parë pas vdekjes së aktorit, menaxheri i tij tha: “Johnny Wactor nuk ishte vetëm një aktor i talentuar, i përkushtuar në zanatin e tij, por një shembull i vërtetë moral për të gjithë ata që e njihnin. Ai ishte i palodhur, këmbëngulës, për të mos u dorëzuar kurrë. Pas më shumë se një dekade të punës së bashku, ai do të lërë një boshllëk në zemrat tona”.

Wactor pa tre grabitës duke u përpjekur të hiqnin konvertuesin katalitik të makinës së tij. Nëna e aktorit fatkeq është njoftuar nga autoritetet se djali i saj nuk ka tentuar të luftojë apo t’i ndalojë ata. Megjithatë, sulmuesit e qëlluan para se të arratiseshin./ZËRI

Poll

MOS HUMB