
TIRANË- Modelja shqiptare Aurela Hoxha është treguar gjithnjë diskrete për jetën e saj. Por duket se jo më. Së fundmi, ajo ka publikuar një album ku uron të birin për ditëlindje dhe në mesin e fotove, ka publikuar edhe një pozë me partnerin e saj.
Mesa duket partneri i saj quhet Alban S., i cili në rrjetet sociale mban nofkën: El desafio, që në shqip do të thotë "sfiduesi". Ajo jeton me partnerin në Spanjë por kurrë vetë nuk e ka publikuar me foto portretin e tij. Pak kohë më parë në një intervistë, modelja foli edhe për misterin që e rrethon të shoqin.
“Ka respektuar shumë zgjedhjet e mia dhe unë jam shumë e lumtur për këtë. Nuk mendoj se ka çifte që nuk ka zënka e probleme, por është një njeri që rrallëherë ndodhë që të më nervozojë. Edhe nëse e bën di të më qetësojë, është njeri shumë i mirë edhe ajo që vlerësoj më shumë është shpirti dhe mënyra si më bën të ndihem. Fakti që unë ndihem e plotësuar me të mjafton!”
Hoxha dhe partneri i saj janë prindër të dy fëmijëve, djalit Alaron dhe vajzës, Luna/Ea./ZËRI