
TIRANA- Gjatë një konference për mediat, trajneri i Kombëtares Shqiptare, Sylvinho bëri me dije listën e futbollistëve që do të luajnë për ndeshjet e UEFA NATIONS LEAGUE. Shqipëria do të luajë në shtator ndaj Ukrainës dhe Gjeorgjisë, ku trajneri tha për mediat se Broja nuk do të luajë dhe se do të zëvendësohet nga Uzuni.
Shkak i këtij ndryshimi është një lëndim që Broja ka pësuar. Po ashtu trajneri kuqezi foli dhe për mungesën e Berishës në listën e portierëve të thirrur për dy ndeshjet, ku tha se për momentin ish-kapiteni i kombëtares ka mbetur pa ekip, rrjedhimisht mund të jetë jashtë forme për të luajtur me kapacitet të plotë. Sa i takon Ernest Muçit, Sylvinho tha se ai mbetet i rëndësishëm për Kombëtaren, por në këto dy ndeshje nuk mund të ishte pjesë, pasi nuk mund të grumbullonte më shumë se 24 lojtarë.
“Pikë së pari dua të falënderoj të gjithë Federatën, edhe shumë prej jush që më keni dërguar mesazhe në një moment të vështirë. Faleminderit, të gjtihëve, edhe lojtarëve, për mbështetjen për një moment që nuk është i thjeshtë, por kështu është jeta.
Broja nuk është në listë, është jashtë. Ne kemi pritur deri në fund dhe edhe dje ishim në kontakt me Evertonin, stafin, të gjithë ata. Ai kishte një problem me tendinën e Akilit, ka nisur përgatitjen, por ne e dimë që është jashtë 10-15 ditët e ardhshme, nuk mund të na ndihmojë. Më vjen keq për të dhe i uroj një rikuperim të shpejtë, kemi bërë ftesën për Uzunin, që nesër mund të jetë me ne.
Kur flasim për listën e madhe mua më duhet të zgjedh, Muçi është i rëndësishëm, e kemi pasur edhe në Europian. Kemi punuar me stafin dhe zgjedhjen e Asanit, kemi opsionin tjetër kemi Muçollin që është i dëmtuar dhe nuk mund të zgjedh më shume se 24 lojtarë, Muçi është i rëndësishëm dhe do të jetë në vazhdim me ne.
Berisha? Unë e kam thënë gjithmonë që Kombëtarja është e hapur, në këtë moment futbollisti nuk ka klub. Është moment i veçantë se ata vijnë edhe nga pushimet. Ka 30-35 ditë pushime, shumë kanë bërë fazën përgatitore dhe vijnë. Por lojtari që nuk ka klub humb shumë se nuk stërvitet. Por ekipi është i hapur, ne punojmë me gjithë stafin për t’u përmirësuar gjithmonë në çdo aspekt, por në këtë moment jo.
Një pjesë e rëndësishme e punës, në momentin që kemi 3 milionë këtu dhe 9 milionë jashtë, pjesë e punës është të ndjekim lojtarë që janë në Zvicër, Itali, Gjermani. Kjo është një punë e vështirë, jo sekrete, por e vështirë që duhet të bëjmë me profesionalizëm, se flasim me një lojtar që ka nënshtetësi të dyfishtë. Bëhen gjerat me qetësi, profesionalizëm, kur na intereson lojtari, flitet me qetësi. Kjo është punë që bëhet, nuk mund të them nëse është bërë gjë apo jo, nëse po flasim. Janë shumë lojtarë, nuk mund të them me saktësi si po veprojmë, është një punë shumë e bukur, një ditë mund të flasim për gjëra të tilla. Liga e Kombeve është një kompeticion i rëndësishëm, Ukraina, Gjerogjia dhe Çekia kanë skuadra të forta, do të jenë ndeshje të forta. Nuk më pëlqen të bëj eksperimente, në këtë listë janë dy të rinj, Zeka dhe Spahiu që janë thirrur për herë të parë. Shkojmë në fushë për të prezantuar njerëzit dhe përfaqësuar një komb, të luajmë me shpirt dhe zemër”, tha ndër të tjera Silvinjo. /ZËRI