Qytetërim

Zhbllokohet Mbappe, shënon dy herë! Krahasimi me Ronaldon: Të gjithë e dinë vlerësimin për të, por unë jam Kylian!

Pasardhësi i Cristiano Ronaldos: “Nuk është presion, është futboll. Të gjithë e dinë respektin që kam për Cristianon, por unë jam Kylian. Presioni i vetëm që kam është përshtatja sa më shpejt me ekipin”.

E.K
Zhbllokohet Mbappe, shënon dy herë! Krahasimi me Ronaldon: Të
Kylian Mbappe

SPANJË- Kylian Mbappe e largoi tensionin. Në ndeshjen e katërt, para fansave të tij, francezi më në fund u zhbllokua në La Liga. Madje shënoi dy herë. Kylian e dërgoi një pasim të mrekullueshëm nga Valverde në rrjetë dhe, minuta më vonë, falënderoi Vinicius që e lejoi atë të ekzekutonte penalltinë.

Si e përjetoi ndeshjen: “Moment i madh, prisja të shënoja në këtë stadium mitik, më i miri në botë. Sidoqoftë, e rëndësishme ishte fitorja. Pas Las Palmas ishte e rëndësishme të fitonim. Ishte një ndeshje e vështirë, por ne jemi Real Madridi”.

Goli i tij: “Aksioni është nisur nga Brahim, Rodrygo dhe me një prekje të Valverdes, që nuk di të them se çfarë bën. Ndjeva se topi do të vinte tek unë dhe shënova”.

Fitore besimi: “Duhej të fitojmë kundër skuadrave të mëdha për besim, por nuk harrojmë se jemi vetëm në fillim të shtatorit. Kemi nevojë për besim, të jemi bashkë dhe të fitojmë, sepse skuadrat e tjera po fitojnë”.

Si ndihet: “Jam shumë mirë. Që kur kam ardhur këtu e them, jam i lumtur, njerëzit më japin shumë dashuri, edhe kur nuk shënoj. Tri ndeshje për dikë tjetër pa shënuar ndoshta nuk përbëjnë shqetësim, por për mua janë shumë, edhe për njerëzit e klubit e tifozët. Ata janë me mua, më japin besim, më shtyjnë të jap gjithçka për këtë klub dhe fanellë”.

Ai u largua me ovacione: “Është ëndërr të jem këtu, shpresoj të shënoj më shumë dhe të kem më shumë ovacione”.

I përshtatur me skuadrën: “Siç thashë në ditën e prezantimit tim, mund të luaj në tri pozicionet e sulmit, siç kam bërë në Paris, te Monaco apo kombëtaren franceze. Pozicioni im është një debat për njerëzit jashtë Real Madridit. Nuk është diçka që e kam në kokën time që nga ndeshja e parë. Jemi më mirë si ekip dhe do të vazhdojmë kështu, sepse po vijnë ndeshje të rëndësishme”.

Pasardhësi i Cristiano Ronaldos: “Nuk është presion, është futboll. Të gjithë e dinë respektin që kam për Cristianon, por unë jam Kylian. Presioni i vetëm që kam është përshtatja sa më shpejt me ekipin”.

Marrëdhënia me Vinicius: “Njerëzit flasin për mua dhe Vinin, është normale, jemi dy lojtarë të famshëm. Tani më duhet të mësoj prej tij, lëvizjeve të tij, çfarë i pëlqen në fushë”.

Përulësia dhe natyraliteti: “Kam ardhur në këtë klub natyrshëm, me përulësi, me dëshirën për të kaluar mirë edhe jashtë fushës me shokët e mi dhe klubin, si me Vinin ashtu edhe me të tjerët. Kemi një grup të jashtëzakonshëm, janë të gjithë njerëz të mëdhenj, përveçse lojtarë të mëdhenj. Gjërat do të përmirësohen si me lojtarët e tjerë të mi, taktikisht, teknikisht, edhe pse luajmë çdo tri ditë dhe nuk kemi shumë kohë për t’u stërvitur”.

Kërkesat e ‘Bernabeu’: “Nuk më habit, unë vij nga Parisi dhe është e njëjta gjë kur nuk fiton në një ekip të madh. Është pjesë e jetës së një klubi të madh. Ne e dimë se mund të ndodhë dhe kjo ndodh. Nuk na ndikoi, sot fituam dhe tifozët kanë qenë të jashtëzakonshëm me ne”.

Përshtatja e plotë: “A duhet të jap një datë? (qesh) E di që kur një lojtar si unë vjen në një ekip si ky, shumë gjëra ndryshojnë. Nga ndeshjet e para u përmirësuam dhe ndihem mirë. E di që mund të bëj më mirë, edhe si ekip”.

Titujt, jo golat: “Unë kam gola për tituj, gjithmonë duhet të shënoj. E di që duhet të shënoj në çdo ndeshje. Nuk kisha shënuar në tri ndeshje dhe njerëzit tashmë po flisnin… Mendoj ta ndihmoj ekipim për të fituar tituj”.

Ndihma e Fedes: “I thashë faleminderit për gjithçka, jemi pranë njëri-tjetrit në dhomat e zhveshjes”.

Penalltitë: “Është komunikim, Vini merr të parën dhe unë të dytën. Trajneri na jep lirinë. Nuk dua t’i detyroj gjërat, dua t’i bëj natyrshëm”.

Poll

MOS HUMB