
NAPOLIT- Anësori i ri i Napolit, David Neres, përjetoi momente tmerri mbrëmjen e djeshme. Gruaja e tij tha se ai u grabit me armë pas fitores 2-1 të Napolit ndaj Parmës. Hajdutët ndodheshin në një motoçikletë dhe thyen xhamin e makinës pasi ai doli nga Stadiumi Maradona.
Sipas mediave italiane, Neres po shkonte në Grand Hotel Parker's me gruan dhe vajzën e tij, kur u sulmua. Autorët i vodhën një orë Rolex. Neres dhe familja e tij ishin të tronditur, kështu që anësori nuk ndaloi të firmoste autografe për tifozët jashtë hotelit. Për këtë arsye, bashkëshortja e tij ka kërkuar falje përmes llogarisë së saj zyrtare në Instagram.
“David dëshiron t’i kërkoj falje publike fansave që po e prisnin jashtë hotelit. Ndërsa përpiqeshin të largoheshin nga stadiumi pas ndeshjes, dy burra me motoçikletë thyen makinën dhe e grabitën me armë”, shkroi Kira Winona në Instagram.
Neres iu bashkua Napolit nga Benfica këtë verë, anësori brazilian dha dy asistime në dy ndeshjet hapëse të Napolit. /ZËRI