Qytetërim

U përfol se ishte në një lidhje me udhërrëfyesin e aligatorëve, Lana Del Rey “qetëson” fansat

Menjëherë pas komenteve të shumta, këngëtarja reagoi në rrjetet sociale, ku iu përgjigj pyetjeve të fansave për jetën e saj personale.

I.F
U përfol se ishte në një lidhje me udhërrëfyesin e
Lana Del Rey dhe Jeremy Dufrene

LOS ANGELES- Lajmi se Lana Del Rey ishte në një lidhje me një kapiten të një varke që ofron guida turstike për të parë aligatorët, Jeremy Dufrene, ndezi rrjetin dhe shumë nga fansat u “zemëruan” me këngëtarën. Menjëherë pas komenteve të shumta, këngëtarja reagoi në rrjetet sociale, ku iu përgjigj pyetjeve të fansave për jetën e saj personale.

Disa ditë më parë një përdoruese e X tha se Del Rey është në një lidhje dashurie me babain e saj dhe se prindërit e saj u divorcuan para se ata të njiheshin së bashku. Por Lana e përgenjështroi këtë të fundit. Këngëtarja iu përgjigj komenteve me një “Jo” dhe në një tjetër koment shkroi se “Gjithashtu, kjo nuk është vajza e tij”.

Aludimet për lidhjen e re të Lana Del Rey nisën kur dikush e postoi atë kapur dorë për dore me dikë në një festival muzikor. Madje një person tjetër e postoi këngëtaren duke ngrënë drekë në Londër me Jeremy Dufrene. /ZËRI

Poll

MOS HUMB