Aktualitet

DETAJET/ Britania u heq nënshtetësinë ‘lordëve’ të krimit, mes tyre edhe 2 shqiptarë

Home Office po punon me Agjencinë Kombëtare të Krimit (NCA), e cila ofron një dosje inteligjence që Sekretari i Brendshëm përdor për t’i hequr shtetësinë individit nëse largohen përkohësisht nga vendi, duke e bërë të pamundur kthimin e tyre.

a.l
 
DETAJET/ Britania u heq nënshtetësinë ‘lordëve’
Fation Dauti

BRITANI-  Ministria e Brendshme në Britaninë e Madhe po pret që bosët e dyshuar të krimit të organizuar të largohen nga vendi përpara se t’u hiqet shtetësia britanike. 

Taktika po përdoret në rastet kur policia nuk ka mundur të ndjekë penalisht shtetas të huaj, të cilët kanë marrë nënshtetësinë britanike, por dyshohen për përfshirje të lartë në drogë, armë zjarri dhe trafik njerëzish.

"Home Office" po punon me Agjencinë Kombëtare të Krimit (NCA), e cila ofron një dosje inteligjence që Sekretari i Brendshëm përdor për t’i hequr shtetësinë individit nëse largohen përkohësisht nga vendi, duke e bërë të pamundur kthimin e tyre.

Është e paqartë se sa herë është përdorur kjo taktikë, por të paktën dy ‘mbretër’ të dyshuar shqiptarë janë përpjekur pa sukses të apelojnë revokimet.

Në rastin e fundit, burri, emri i të cilit nuk mund të bëhet publik për arsye ligjore, dyshohej se kishte organizuar kontrabandën në Mbretërinë e Bashkuar të qindra emigrantëve të paligjshëm shqiptarë nëpërmjet kamionëve dhe varkave të vogla përtej Kanalit, shkruajnë mediat britanike. 

Ai hyri ilegalisht në MB në vitin 1999 duke pretenduar se ishte refugjat kosovar dhe më vonë iu dha nënshtetësia britanike. Në fillim të vitit 2020 ai u arrestua nga Policia e Kentit me dyshimin për pastrim parash, por asnjë akuzë nuk pasoi.

Në shtator të atij viti, atëherë Sekretarja e Brendshëm Priti Patel mori një vendim për t’i hequr nënshtetësinë ndërsa ishte në një udhëtim në Shqipëri.

Burri apeloi në Komitetin Special të Apelimit të Emigracionit (SIAC), por ai hodhi poshtë pretendimin e tij pasi kishte parë informacione “të mbyllura” nga NCA. 

Në vitin 2021, Fatjon Dauti, 38 vjeç, humbi një apel të ngjashëm në SIAC pasi iu hoq shtetësia si “një anëtar me ndikim i një rrjeti kriminal shqiptar me bazë në Londër, i përfshirë në importimin e kokainës, prodhimin e kanabisit, kontrabandën e njerëzve dhe pastrimin e parave”. Atij iu dha leja e përkohshme e qëndrimit në vitin 2012, sepse ishte i martuar me një shtetase letoneze të BE-së.

Dauti nuk është një emër i panjohur. Ai u shfaq në protestën e dhunshme që simpatizantët e Sali Berishës bënë për të marrë nën kontroll selinë e Partisë Demokratike në 8 janar të vitit 2022./ZËRI

Poll

MOS HUMB