
Aksidenti në Elbasan
ELBASAN- Një 31-vjeçar është arrestuar nga policia në Elbasan. E.K është shoferi i cili u përfshi në aksidentin e frikshëm të ndodhur dje më 2 mars në bulevardin "Aqif Pasha".
Automjeti humbi kontrollin dhe përfundoi brenda lokalit në qendër të qytetit ndërsa i plagosur lehtë mbeti i riu që e drejtonte dhe pasagjerja që ishte me të. Nga klientët e lokalit fatmirësisht nuk pati të lënduar.
Ndërsa, si pasojë e aksidentit u shkaktuan dëme materiale në lulishten e lokalit si dhe u dëmtua një automjet i parkuar./ZËRI
Poll