Qytetërim

Brad Pitt rigjen...lumturinë

Ylli 60-vjeçar i Hollivudit është shumë i lumtur krah Ines de Ramon, tha një burim për People. 

E.K
Brad Pitt rigjen...lumturinë
Brad Pitt dhe Ines de Ramon

SHBA- Ndoshta i është dashur pak kohë për të gjetur sërish lumturinë dhe paqen, por më në fund duket se ia ka dalë. Ylli 60-vjeçar i Hollivudit është shumë i lumtur krah Ines de Ramon, tha një burim për People. 

“Pas divorcit nga Jolie, Brad u takua, por kurrë seriozisht”, tha një burim pranë tij për të vazhduar: 

“Kjo është lidhja e tij e parë serioze dhe ai nuk mund të ishte më i lumtur. Me Inesin është ndjerë sërish. Është vërtet mahnitëse të shohësh. Brad është një djalë i mrekullueshëm. Ai e meriton të jetë i lumtur”. 

Burimi e përshkroi gjithashtu stilisten 34-vjeçare të bizhuterive si “të sjellshme, me humor dhe shumë të veçantë”, duke vënë në dukje se është bukur të shohësh se sa i lumtur është Brad. 

Çifti, të cilët e mbajnë lidhjen larg kamerave, janë bashkë që nga fundi i vitit 2022, kur u fotografuan së bashku në një koncert. Në atë kohë, burimet i thanë People se të dy ishin takuar fshehurazi prej disa muajsh./ZËRI

Poll

MOS HUMB