Qytetërim

"Beyonce ka zbardhur lëkurën", mamaja e saj: U ngopëm me kritika!

Kritikët në rrjetet sociale komentuan ndryshimin e pamjes së Beyonce dhe thanë se ajo dukej e bardhë

E.K
"Beyonce ka zbardhur lëkurën", mamaja e saj: U ngopëm
Mamaja dhe Beyonce

SHBA- Mamaja e Beyonce-s ka kritikuar të gjithë personat që thanë se artistja zbardhi lëkurën për premierën e filmit të koncertit të saj.

Të shtunën që lamë pas artistja u shfaq me një look bionde platin dhe një fustan ngjyrë argjendi në tapetin e kuq.

Kritikët në rrjetet sociale komentuan për ndryshimin e pamjes së saj dhe thanë se ajo dukej e bardhë.

Pas kësaj në një postim të gjatë në Instagram, Tina Knowles mbrojti vajzën e saj dhe tha se komentet ishin raciste.

Ajo tha gjithashtu se njerëzit që e akuzojnë Beyonce-n për zbardhjen e lëkurës së saj janë thjesht “budallenj” dhe “injorantë”.

69-vjeçarja tha gjithashtu se ishte “e lodhur” nga njerëzit që sulmonin vajzën e saj. Ajo pranoi se Beyonce do të mërzitej me të për këtë postim, por tha se ishte “ngopur” me kritikat.

"Beyonce ka zbardhur lëkurën", mamaja e saj: U ngopëm
Fotot per te cilat akuzohet Beyonce
Poll

MOS HUMB