
SEVILLA – Kanë nisur me spektakël dhe gola të shumtë, sfidat e mbrëmjes së sotme të Ligës së Kampioneve. Befasinë më të madhe e ka bërë ekipi holandez i PSV-së. PSV ishte në disavantazhin e dy golave përballë Sevillës. Vendasit shënuan fillimisht me anë të Ramos dhe En Nesyri. Ndeshja e vërtetë do të shikohej në afrim të minutës së 70.
Saibari shënoi një gol për PSV, më pas Gudelj realizoi autogol në të 80-tën minutë. Kur gjithçka u mendua se u mbyll në barazim 2:2, holandezët ‘godasin’ në fund. Pepi shënon për mysafirët në minutën e 92 të takimit, duke përmbyllur gjithçka 2:3. Pas kësaj ndeshjeje, Sevilla ‘zhytet’ në fund të tabelës së klasifikimit në grupin e saj me 2 pikë. Ndërsa, PSV tashmë ka 8 pikë dhe është në vend të dytë, me shanse të mira për kualifikim në fazën tjetër.

Gjithashtu, në Turqi, Galatasaray dhe Manchester United kanë dhuruar spektakël. Sfida e vlefshme për fazën e grupeve në Ligën e Kampioneve u mbyll 3:3. Ndërkohë, që Bayern Munich përballet me Copenhagen, llogaritë për ekipin e dytë që do shkojë më tej janë të hapura./Zëri.ai/