Qytetërim

‘Bashkëshortja ime është kërcënuar’! Endrik flet pas daljes nga BBV

Ai u shpreh se në shtëpi shihej nga banorët jo si Endriku por si ish-i i Sarës.

f.t
‘Bashkëshortja ime është kërcënuar’! Endrik
Endrik Beba

TIRANË-Endrik Beba ka qenë personazhi i radhës që ka lënë shtëpinë e “BBV3”, pas një nominimi me Eglën dhe Françeskën. Por i ftuar në 'Fan Club', pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP tha se bashkëshortja e tij është kërcënuar. Ai u shpreh se në shtëpi shihej nga banorët jo si Endriku por si ish-i i Sarës.

Endriku: Jam kufizuar si ishi i Sarës, jam përpjekur të tregoj se është një gjë e mbyllur, nuk kemi qenë të fejuar në asnjë moment. Fëmija është edhe i saj. Unë e respektoj si nënë, si njeri, ne kemi pasur një lidhje shumë të gjatë. Ka ardhur nga gjëra që mund t’i kenë ardhur, kur kam folur me Klean kam parë që ka marrë shumë kërcënime, ofendime, e njëjta gjë mund të ketë ndodhur me të, më vjen mirë që e do fëmijën kaq shumë.

Ndërkohë në komentet e para pas daljes nga shtëpia, Beba tha se gjatë rrugëtimit të tij në Big Brother zgjodhi të mos të ofendonte dhe të luftonte në kotësi kundër banorëve sikurse një pjesë e tyre kanë bërë kundër tij./ZËRI

Poll

MOS HUMB