Qytetërim

Ledion Liço ‘thumbon’ Arbana Osmanin: Kush ikën nga Big Brother, merr për poshtë!

Ai tha se është vetë formati i Big Brother, i cili të jep mundësinë që të ngrihesh në piedestal, e nëse ikën prej aty, dështon.

F.m
Ledion Liço ‘thumbon’ Arbana Osmanin: Kush ikën nga Big
Arbana Osmani dhe Ledion Liço

TIRANË- Ledion Liço, prezantuesi i Big Brother VIP duket se ka thumbuar parardhësen e tij, Arbana Osmani. Ishte Meri Shehu ajo që i bëri një kompliment Ledionit duke e etiketuar si një nga moderatorët më të mirë. Përgjigjia e moderatorit u duk si një thumb. Ai tha se është vetë formati i Big Brother, i cili të jep mundësinë që të ngrihesh në piedestal, e nëse ikën prej aty, dështon.

Pjesë nga biseda mes tyre:

Meri Shehu: Më ka thënë një zog së fundmi se je moderatori më i mirë i të gjitha kohërave dhe po shkëlqen. Më i miri.

Ledion Liço: Është vetë formati i Big Brother ai i cili të jep mundësinë që të ngrihesh në piedestal, e nëse ikën nga ai, merr për poshtë. Big Brother qenka spektakli i vërtetë i prezantimeve. Nuk ka përtej prodhimeve të tjera. Megjithatë faleminderit, faleminderit…

Poll

MOS HUMB