
GJERMANI-Gazetari i Sport 1, Stefan Kumberger, njoftoi dje se drejtuesit e Bajernit kanë filluar diskutimet për të ardhmen e Herri Kejnit. Ky i fundit, në shifra, ka bërë një sezon madhështor dhe duhet të jetë i lumtur që po marshon i sigurt drejt titullit kampion në Gjermani, çfarë e thyen mallkimin e të mos paturit asnjë trofe në karrierë, por paraqitja e tij e pandjeshme në eliminimin nga Liga e Kampioneve ndaj Interit, rihapi diskutimet për qendërsulmin.
Kumberger ndalet te faktorë si financat, karizma dhe suksesi sportiv, si arsye pse klubi mund të shqyrtojë shitjen e tij. Kejni ka kontratë deri në verën e vitit 2026, por thuhet se, për shkak të moshës, është lënë një klauzolë jopublike që i lejon largimin më herët.
Bajerni, në shenjë respekti për kapitenin e Anglisë, raporton Kumbergeri, nuk do t’i krijonte pengesa nëse ai vendos të largohet. Liverpuli, Çelsi dhe Aston Vila janë tre skuadrat që janë vënë në lëvizje për “veteranin” dhe kapitenin e tre luanëve, autor i 36 golave dhe 12 asisteve këtë sezon për skuadrën bavareze./ZËRI