
SHBA-Më herët u raportua se belgu De Brujn, gjithçkafitues te Siti, klub që i detyrohet shumë yllit belg si kollona e sukseseve të panumërta, do të drejtohej drejt ligës amerikane të futbollit, MLS. Vetëm sot, Goal.com, ka çelur një tjetër perspektivë për një nga lojtarët më të mirë të historisë së Premier Ligës dhe të historisë së sitizenëve të kaltër. Kjo perspektiv mbart dy mundësi.
Në njerën anë është Aston Vila, në tjetrën Komoja e Fabregasit. Njera mundësi është zgjatja e karrierës në Premier Ligë, si pjesë e Çelsit shumë shkurt, mandej si pjesë e Mançester Sitit, me të cilët, në karrierë ka regjistruar 417 ndeshje, 107 gola dhe 177 asiste, duke qenë legjendë historike e tyre.
Mundësia tjetër është përvoja e re, në një ligë sfiduese si Italia. Ky do të ishte kampionati i katërt në karrierën e tij, pas atij belg, gjerman dhe anglez. Te Komoja e pasur, me mënyrën e lojës së Fabregasit, e bazuar te pasimi i bukur dhe teknika, De Brujni mund të shëndrrohej në fenomen të Serisë “A”. Mbetet për t’u parë se kush do t’ia dalë ta bindë belgun, i cili në verë largohet me kontratë të zgjidhur nga Siti./ZËRI