Qytetërim

Ilir Daja sjell dy “finale” pas një thatësire të gjatë

Teorikisht blutë mund t’i fitojnë të dyja kompeticionet.

Redaksia Zëri
Ilir Daja sjell dy “finale” pas një thatësire të
Ilir Daja

TIRANË-Dinamoja, zyrtarisht Dinamo Siti (City), rigjeti finalet nën drejtimin e trajnerit safi dinamovit, Ilir Dajës. Me fitoren emocionuese 4-3 ndaj Vllaznisë së Shkodrës në gjysëmfinalen e Kupës së Shqipërisë, si edhe me pjesëmarrjen në Final 4- ku praktikisht çdo ndeshje është një finale që vendos fituesin e kampionatit vendës, mund të thuhet me plot gojën se Ilir Daja e riktheu Dinamon te finalet e kupës dhe të kampionatit shqiptar.

Teorikisht blutë mund t’i fitojnë të dyja kompeticionet. Në 2010-n kryeqytetasit fitonin për herë të fundit një titull kampioni në Shqipëri. Në 2003-in regjistrohet edhe Kupa e fundit e fituar nga blutë. Këtë vit, Ilir Daja i ka rreshtuar në garë për të dy sezonet. 37 ndeshje i ka drejtuar për këtë sezon blutë, nga të cilat vetëm 7 herë ka dale i humbur, 16 fitore dhe 14 barazime.

Lojtarët e vetë më të përdorur për këtë sezon kanë qenë Baton Zabërgja, pretendenti për Top dhe Këpucë të Artë në kampionatin shqiptar, që 36 aktivizimet nën urdhrat e Dajës i ka shpërblyer me 15 gola dhe 10 asiste dhe Naser Aliji, që me Dajën rigjeti edhe thirrjen në kombëtare. 35 ndeshje është aktivizuar nga Ilir Daja këtë vit. Edhe për Zabërgjën, i grumbulluar pa aktivizim te Kosova, më herët kemi raportuar se ka një thirrje nga kombëtarja kuqezi. Nuk do të ishte çudi që të bëhej lojtari i dytë i Dajës në kombëtare./ZËRI

Poll

MOS HUMB