Qytetërim

Arrestohet një i dyshuar për vrasjen e Tupac

Davis ka qenë prej kohësh nën hetim nga hetuesit. Ai e ka pranuar vetë në intervista dhe në kujtimet e tij në vitin 2019, "Compton Street Legend", se ai ishte në Cadillac-un nga i cili dolën të shtënat me armë zjarri, të cilat lanë të vrarë reperin.

E.K
Arrestohet një i dyshuar për vrasjen e Tupac
Tupac

SHBA- Gati tre dekada pas vrasjes së reperit Tupac, Policia e Las Vegasit ka arrestuar këtë të premte një autor të dyshuar për ngjarjen e rëndë. 60-vjeçari, i identifikuar si Davis u arrestua nga Policia teksa ishte duke shëtitur pranë shtëpisë së tij.

Davis ka qenë prej kohësh nën hetim nga hetuesit. Ai e ka pranuar vetë në intervista dhe në kujtimet e tij në vitin 2019, "Compton Street Legend", se ai ishte në Cadillac-un nga i cili dolën të shtënat me armë zjarri, të cilat lanë të vrarë reperin.

Gjatë kontrollit në banesë Policia gjeti dhe sekuestroi shumë kompjuterë, një celular dhe një hard disk, një revistë Vibe që përmbante shkrime dhe foto nga Tupac dhe disa plumba të kalibrit 40./Zëri

Poll

MOS HUMB