
ITALI- Viktor Osimhen është gjithmonë e më shumë larg Napolit, ndërsa tensioni mes palëve ngelet i lartë. Dhe klubi saudit i Al Hilal është gati të përfitojë nga kjo. Një video e postuar në Tok-Tokun zyrtar të klubit, ku sulmuesi vihej në lojë, ka lene shije te keqe te nigeriani.
Sipas mediave italiane, 24 vjeçari ka qenë i pakënaqur me klubin në muajt e fundit dhe episodi i fundit mund të jetë një shtysë e madhe që ai të largohet nga "te kaltrit". Al Hilal i ofroi në muajin gusht një kontratë pesë vjeçare sulmuesit, që nese pranonte, do te paguhej 45 mln euro në vit.
Klubi saudit ishte i gatshëm që t'i jepte Napolit 200 mln euro për kartonin e futbollistit. Për Osimhen interes ka edhe Çelsi, që pavarësisht shpenzimeve të mëdha, edhe në këtë sezon është larg pritshmërive të drejtuesve dhe tifozëve.
Per videon me përmbajtje tallëse, agjenti i nigerianit, Roberto Calenda, tha se ka të drejtën që të ndërmarrë veprime ligjore kundër klubit pasi "lojtari i tij ka pësuar dëm shumë serioz”. Osimhen, qe sezonin e shkuar shenoi 26 gola, u vu në lojë për penalltinë e humbur në ndeshjen e javes se peste te Serie A kundër Bolonjës
Nigeriani ka hequr pothuajse të gjitha fotot me fanellën e Napolit nga Instagrami i tij dhe ndaloi së ndjekuri profilin e klubit. Kontrata e Osimhen përfundon në verën e 2025, ndërsa negociatat me “të kaltrit” për të rinovuar kane ngecur./Zëri