Qytetërim

Zidane drejt rikthimit

Dëshira e tij më e madhe ka qenë që të marrë drejtimin e përfaqësueses franceze të futbollit, por federata vazhdon t'i besoje Zidan. Sipas “France Bleu Provence”, ai ka vendosur që të rikthehet në stol dhe Marseja është një klub që e bind dhe e ka ne zemer.

E.K
Zidane drejt rikthimit
Zinedine Zidane

FRANCË- Zinedine Zidane eshte gati qe te rikthehet ne stol. Ikona franceze e futbollit ka arritur një marrëveshje për të marrë drejtimin e ekipit të Marseille. 51 vjeçari nuk ka punuar që nga vitit 2021, që kur u largua nga Real Madridi.

Dëshira e tij më e madhe ka qenë që të marrë drejtimin e përfaqësueses franceze të futbollit, por federata vazhdon t'i besoje Zidan. Sipas “France Bleu Provence”, ai ka vendosur që të rikthehet në stol dhe Marseja është një klub që e bind dhe e ka ne zemer.

Por lëvizja do të bëhet e mundur vetëm nëse klubi francez do të blihet nga Arabia Saudite. Nga bisedimet paraprake, Zidan do të ketë të drejtën të bëjë afrimet në merakto dhe do t’i lihet një fond me vlerë 300 mln euro.

Pengesa më e madhe është bindja e pronarit të klubit, Frank Meccourt, që refuzon shitjen e Marsejës. Tifozët kanë nisur të ëndërrojnë për skuadrën e zemrës, pasi me një trajner vendali si Zidan dhe mbështetjen financiare nga Arabia Saudite, ekipi do të thyejë dominimin e PSG dhe do t’i rikthehet sukseseve.

Aktualisht, drejtimin e skuadres e ka italiani Xhenaro Gatuzo, pasi ish-tekniku Marcelino u largua pas shtatë takimesh per mungesë rezultatesh pozitive./Zëri

Poll

MOS HUMB