Qytetërim

Pritet pema 300-vjeçare e Robin Hood

Policia po merr në pyetje një adoleshent, si të dyshuar kryesor.

k.m.
Pritet pema 300-vjeçare e Robin Hood
Pema e prerë

BRITANI E MADHE- Teoritë e konspiracionit kanë qenë të përhapura orët e fundit për njeriun që guxoi të presë pemën e famshme botërore Sycamore në Britani gjatë natës, ndërsa policia po merr në pyetje një adoleshent, si të dyshuar kryesor. Bëhet fjalë për një pemë fiku 300-vjeçare, e cila ndodhej në Parkun Kombëtar Northumberland në veri-lindje të Anglisë për 3 shekuj, pranë Murit të Hadrianit ( monumenti i Unesco-s ). Fiku u bë i njohur si "pema e Robin Hudit", pasi aty u filmuan shumë skena të filmit të vitit 1991 me të njëjtin emër me aktorin simpatik Kevin Costner.

Pritet pema 300-vjeçare e Robin Hood
Pema e prerë

"16-vjeçari ndodhet në paraburgim dhe po ndihmon oficerët me hetimet e tyre,"- njoftoi Policia e Northumberland në X (ish-Twitter). Zyrtarët e parkut u deklaruan të “tronditur dhe të pikëlluar” nga “akti i vandalizmit”.

Vendasit nuk janë në gjendje të kuptojnë pse një njeri do të shkatërronte një pemë që prej kohësh është bërë pjesë e ADN-së së kësaj zone dhe ka kaluar mijëra stinë. Prerja e pemës dyshohet se është bërë me sharrë elektrike dhe siç tregojnë fotot që qarkullojnë në internet./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB