
TORINO – Sulmuesi i Shqipërisë dhe i Chelseas, Armando Broja mund të përfundojë tek skuadra e Torinos. Kështu shkruajnë mediat italiane.
Tottosport raporton se Torino mund ta shesë serbin Nemanja Radonjic, pas një përplasje që ai ka pasur me trajnerin Ivan Juric.
Nëse ndodh kjo, emri më i lakuar për të zëvendësuar Radonjiç është Armando Broja. Futbollisti kuq e zi ishte përfolur më herët se mund të përfundonte edhe te Napoli, pasi u tha se Osimhen mund të lëvizte nga ekipi napolitan.
Broja është aktualisht sulmues i Shqipërisë dhe i Chelseas. Mirëpo, ai nuk është aktivizuar së fundmi, për shkak të një dëmtimi./Zëri.ai/