
SHBA- Jean-Claude Van Damme ka reaguar pas akuzave të rënda, se ai ka kryer marrëdhënie seksuale me tre gra të cilat ishin të dyshuara si viktima të trafikimit të qenieve njerëzore. Përmes deklaratës së tij, Van Damme shprehet se këto janë akuza absurde dhe të pabaza.
Përfaqësuesit të tij, Patrick Govek,transmetoi deklaratën e aktorit për “People”.
“Ne jemi informuar për disa artikuj që raportojnë një aferë të supozuar në Festivalin e Filmit në Kanë që përfshin Jean-Claude Van Damme. Ngjarjet e supozuara janë qesharake dhe inekzistente. Van Damme nuk dëshiron të komentojë apo të nxisë thashetheme, të cilat janë absurde dhe të pabaza", ka thënë ai.
Sipas një artikulli nga Antena 3, ndaj tij është bërë një kallëzim penal në Drejtorinë e Ndjekjes së Krimit të Organizuar dhe Terrorizmit të Rumanisë (DIICOT). Sipas padisë së ngritur, Jean-Claude Van Damme kishte kryer marrëdhënie seksuale me 3 gra rumune, të cilat iu “dhuruan” gjatë një ngjarje në Kanë kishte kontakte seksuale me pesë gra, të cilat ishin shfrytëzuar nga një organizatë kriminale e drejtuar nga Morel Bollea.
“Gratë ishin në një situatë vulnerabël, me dyshimin se kishin rënë viktima të shfrytëzimit në kuptim të nenit 182 të Kodit Penal”, tha avokati Adrian Koukoulis, i cili përfaqëson një nga tre gratë që ka ngritur padi për sulm seksual.
Padia e depozituar në Drejtorinë Rumune për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Terrorizmit (DIICOT) pretendon se 64-vjeçari ishte në dijeni se gratë ishin viktima të trafikimit të qenieve njerëzore, dhe iu dhanë si “dhuratë” gjatë një eventi në Kanë.
Hetimi tashmë ka marrë përmasa ndërkombëtare, ndërsa Gjykata e Lartë e Francës pritet të japë “dritën jeshile” për nisjen e ndjekjes penale. “Udhëheqësi” i rrjetit të trafikut të qenieve njerëzore dyshohet se është biznesmeni rumun dhe pronar i një agjencie modelimi, Morel Bollea. Incidentet e dyshuara kanë ndodhur në Kanë, në një event të organizuar nga vetë Van Damme. Nuk është sqaruar saktësisht se kur ka ndodhur ngjarja.
"Personi që mori këto 'përfitime' ishte në dijeni të situatës së tyre. Nga dëshmitë, është e qartë se Jean-Claude Van Damme e dinte se këto gra po shfrytëzoheshin," shtoi avokati.
Hetimi penal nga DIICOT u nis pas një padie të depozituar nga një grua në Gjykatën e Lartë në Francë dhe pretendon se ka qenë dëshmitare okulare e ngjarjeve të ndodhura. Pas identifikimit të të dyshuarve, ata do të thirren në Rumani për të dëshmuar./ZËRI