
SLLOVAKI- Një incident ka ndodhur në Kampionatin Europian të mundjes në Bratisllavë. Rusi, i natyralizuar shqiptar, Chermen Valiev u shpall kampion dhe mori medaljen e artë. Në momentin e ndarjes së medaljeve, presidenti i Federatës Ruse të Mundjes dhe Zv/Presidenti i Federatës Botërore të Mundjes, Mikhail Mamiashvili, ofendon shqiptarin. Teksa i vendoste medaljen në qafë, Chermen Valiev, përfor forcë dhe me të qeshur i thotë fjalët: Tradhëtar!
Për këtë incident, një reagim ka pasur edhe nga Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar.
REAGIMI I KOKSH:
Vieë this post on Instagram
Sporti i mundjes është përfshirë në një skandal të vërtetë gjatë ceremonisë së dorëzimit të medaljeve në Kampionatin Europian të zhvilluar në Bratislavë të Sllovakisë. Presidenti i Federatës Ruse të Mundjes dhe Zv/Presidenti i Federatës Botërore të Mundjes, Mikhail Mamiashvili, në momentin e dorëzimit të medaljes së Artë për Chermen Valiev, si Kampion Europe për Shqipërinë, ka bërë një gjest skandaloz, duke ushtruar forcë teksa i vendoste në qafë medaljen dhe më pas duke e shtyrë me duar. Gjatë këtij momenti është dëgjuar edhe fjala ‘tradhëtar’ për Chermen Valiev, që ka zgjedhur të garojë për Shqipërinë.
Valiev mposhti rusin Zaurbek Sidakov./ZËRI