
LONDËR– Arsenali befasoi botën e futbollit me një fitore spektakolare 3-0 ndaj Realit të Madridit. Në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve skuadra londineze u bë me meritë kryelajm për një fitore të papritur për të tjerët, por jo për vetë rrethin e ngushtë të ekipit drejtues të Arsenalit.
Klubi londinez, në faqen e vetë ka renditur 5 elementë kyçë, që sipas analizës së tyre sollën këtë sukses të jashtëzakonshëm.
Këto elementë ishin saktësia në goditje, dominimi në mesfushë, performanca e dyshes Saka–Lewis-Skelly në krah, organizimi i skuadrës dhe vendosmëria.
Mbase vlen të veçohet edhe fakti se e djeshmja ishte ndeshja më e mirë në karrierën e Deklan Rajsit. Analiza, për hir të së vërtetës u publikua në faqen zyrtare të klubit, ndërsa për autor kishte ekspertin taktik Adrian Klark të Optas, i cili përpunoi shumë analiza numerike të asaj ndeshjeje.
Ai theksoi se Arsenali ishte pranë një fitoreje edhe më të thellë: “Mund të kishim shënuar 5 apo 6 gola,” citohet në këtë përpunim analitik.
Një e dhënë interesante është se nga 12 goditje të kryera gjatë ndeshjes, 11 përfunduan në portë, 92% kundër kampionëve në fuqi të Evropës. Në qendër të kësaj paraqitjeje brilante qëndron Deklan Rajsi, i cili realizoi një dopietë dhe shkëlqeu në të gjitha drejtimet. Ndonjëherë individet vendosen në pikën nevralgjike të ndeshjes dhe e ndikojnë të gjithë rrjedhën e saj: statistikisht faktohet se Deklan Rajsi kundër Realit bëri saktësisht këtë funksion.
Pas humbjes, Vinisusi i ka dhënë moral skuadrës së tij dhe i kujtoi se siç është bërë edhe herë të tjera, edhe këtë herë "remuntada" do të ishte e mundur. Këtë herë pakkush e beson pasi pa në fushë Arsenalin e Mikel Artetës./ZËRI