
SHBA- Aktori amerikan Jamie Foxx ka mohuar akuzat se ka sulmuar seksualisht një grua në gusht 2015. Avokati i Foxx teksa ka folur për Page Six deklaroi se aktori synon të ndërmarrë veprime ligjore për të rikthyer reputacionin e tij.
"Incidenti i supozuar nuk ka ndodhur kurrë. Në vitin 2020 ky person ngriti një padi pothuajse identike, në Brooklyn. Kjo çështje u pushua pak më vonë. Pretendimet e saj nuk janë më bindëse, jemi të sigurt që do të refuzohen sërish”,-u shpreh avokati i aktorit.
Paditësja, e identifikuar si Jane Doe, pretendon se Foxx “qëllimisht dhe pa pëlqim përdori forcë për ta prekur”, duke përfshirë gjinjtë dhe organet gjenitale të saj. Doe pretendon se sulmi u ndal sapo shoqja e saj i gjeti në një cep të restorantit dhe pa se çfarë po ndodhte. Gruaja ka paditur Fox dhe restorantin për dëmshpërblim, duke pretenduar se duhej të shkonte te një mjek sepse Fox e sulmoi seksualisht.